Basha dorëzon formularin e kandidimit për kreun e PD

0

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka dorëzar forrmularin e kandidimit për zgjedhjet e brendshme të 13 Qershorit, për kreun e forcës politike që ai drejton.

Aktualisht  kandidaturat e dorëzuara për kreun e PD-së janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi, ndërkohë që nesër pritet të depozitojnë kandidimin Ibsen Elezi dhe Lisandër Hoxha.

Ditën e dielë në orën 18:00 pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë, ku pritet të vendoset mbi kandidatët dhe modalitetet e garës për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së.

Kujtojmë se humbja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 Prillit, ka bërë që Partia Demokratike të futet në një proces zgjedhor të brendshëm, me fraksione dhe grupime të ndara që kërkojnë dorëheqjen e kryedemokratit aktual Basha dhe respektimin e statutit të partisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu