Basha e ‘mbush Facebook-un’ me gra

0

Beteja politike ka filluar prej kohësh mes dy liderëve kryesorë, Rama dhe Basha.

Ky i fundit e kritikoi kryeministrin për fyerje dhe seksizëm ndaj grave shqiptare, pasi Rama filloi të bënte krahasime mes kandidateve të tija dhe atyre të opozitës.

Më pas ishte maxhoranca që ia ktheu Bashës duke i thënë se ai nuk kishte asnjë grua në krye të listës për të 12 qarqet e vendit.

Ndërkohë kryedemokrati është mobilizuar dhe sot ka zhvilluar disa takime me gratë që kandidojnë në qytetin e Durrësit. Gjithashtu ai ka vendosur foto ‘cover’ në ‘facebook’ një kolazh me të gjitha gratë që janë kandidate për deputete në 25 prill.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu