Të shtëna me armë zjarri ,një person qëllon drejtë policisë

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Divjakës.

Janë regjistruar disa të shtëna me armë zjarri, ndërkohë që raportohet se një shtetas ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë.

Nuk dihet se cila është dinamika e ngjarjes, por thuhet se ai ka qëlluar në ajër dhe pasi kanë shkuar policët atje, ky person i identifikuar si Artan Kaboçi, ka qëlluar në drejtim të tyre.

Më pas nuk dihet se në ç’rrethana ai ka rrëmbyer një makinë policie dhe është larguar në drejtim të paditur. Në ndjekje të tij janë vënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu