Basha në deklaratë: Dilni nga shtëpitë tuaja dhe votoni

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për media 1 orë para përfundimit të procesit të votimit.

Ai u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë të dalin dhe të votojnë, si dhe të inkurajojnë qytetarët e tjerë që të bëjnë detyrën duke hedhur votën e tyre.

Deklarata e Bashës është mbyllur me duartrokitje nga të rinjtë e Partisë Demokratike.

“Kjo është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë. Kemi edhe një orë mundësi për të votuar. Nëse nuk keni votuar akoma, merreni këtë mundësi, dilni nga shtëpitë tuaja dhe votoni për fëmijët dhe familjen tuaj, për të ardhmen e shtëpisë. Nëse keni votuar, faleminderit! Trokisni te dikush që nuk ka votuar, merreni, kërkojini të bëjnë edhe ai apo ajo detyrën,
Është dita kur të gjithë së bashku do ndërtojmë një Shqipëri të shpresës dhe të ardhmes për çdo shqiptar. Edhe një orë për të marrë fatin tonë në dorë. Dilni dhe votoni”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu