Basha – Ramës: Provokator! Përgjigjen me kriminelët do ta marrësh më 25 prill!

0

Pas incidentit të ndodhur mes militantëve në Elbasan, ka reaguar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Basha ka sulmuar keq Ramën duke i thënë se koha e qeverisjes së tij me bandat ka marrë fund dhe se përgjigjen do ta marrë më 25 prill.

Deklarata e plotë e Bashës:

Dua nga yemra t’u uroj nënave, grave dhe motrave gëzuar Ditën që simbolizon thyerjen e dimrit dhe fitoren e pranverës. Dua të them fare qartë se koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe Rama e di këtë.

Është për të ardhur keq që Rama edhe këto javët e fundit të tij siç ka bërë rëndom këto 8 vite, ai provokoi qytetin e Elbasanit duke treguar dëshpërimin që e ka kapluar me miqtë e tij kriminelë. Por koha kur qyteti dhe qytetarët ishin nën hyqmin e kriminelëve kanë marrë fund as nuk do të na trembë e as nuk do të na ndalë sot.

Do bëjmë gjithçka për të sjellë ndryshimin që shqiptarët mezi e presim dhe ja them qartë, hiq dorë nga kriminelët dhe provokimi që i bëre sot Elbasanit. Qytetarët e Elbasanit e dinë mirë se provokimi që i bëtë sot Elbasanit se ti ke qenë shkak i marrjes peng i të ardhmes së fëmijëve të tyre duke e lënë në duart e këtytre kriminelëve që kanë rrëmbyer gjithçka.

Më 25 prill qyteti do ndryshojë, do tu kthehet qytetarëve do t’u kthehet njerëyve punëtorë të Elbasanit. Shqipëria do t’u kthehet shqiptarëve. Kudo që të shkosh Edi Rama do të marrësh përgjigje si këtu, do të shohëësh fuqinë e njerëzve që nuk i tremb dot me kriminelë.

Ndaj hiq dorë nga kriminelët me të cilët ke ardhur në pushtet dhe ke qeverisuar sepse është e pashmangshme. 25 prilli do të jetë dita e pashmangshme, do të jetë dita e bashkimit më të madh dhe e shpresësh siç është kjo ditë sot të cilëve ua uroj shqiptarët nga zemra Gëzuar Ditën e Verës gëzuar ditën e ndryshimit. Pranvera po vjen Shqipëria dhe Elbasani do të fitojnë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu