Bashkëshorti e tradhëtoi me psikologen 20 vite më të re, Alma Bektashi i jep fund martesës

0

Këngëtarja e njohur kosovare, Alma Bektashi është një ndër personat të cilët është përpjekur me fanatizëm ta mbajë jetën private sa më larg mediave.

Edhe në intervistat e dhëna Alma ka ditur mjaft mirë si të balancojë jetën private me atë muzikore duke mos dhënë më shumë detaje për familjen e saj.

Mirëpo, disa “thashetheme” janë duke qarkulluar. Lart e poshtë po thuhet se këngëtarja i ka dhënë fund martesës 25-vjeçare me partnerin e saj, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Burime për “Panaroma Plus” bëjnë të ditur se Sokoli e ka tradhëtuar këngëtaren me një psikologe 20 vjet më të re.

Nëse hedhim një sy edhe nga “Instagrami” i Almës do të shohim se këngëtarja ka “zhdukur” nga llogaria të gjitha fotot me bashkëshortin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu