Kultivonin bimë narkotike në arat e shtëpisë, mes të arrestuarve edhe një grua

0

Në Fushë-Milot, Kurbin, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike ” shtetasit Idriz Hyseni, Hasan Kasmi, Hazbi Kasmi dhe shtetasja Merita Kasmi, të aferm mes tyre.

Njoftimi i Plotë

Kurbin, Lezhë

Vijojnë kontrollet e shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, nga shërbimet e Policisë Kurbin janë evidentuar dhe goditur 4 raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të tentativës për kultivim të kanabisit, në Fushë Milot, Kurbin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasit: I. H., H. K., H. B. dhe shtetasen M. K., të gjithë banues në Fushë Milot, Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojnë bimë narkotike cannabis sativa në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Fushë Milot, Kurbin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu