Bashkëshortja e Mexhit Picarit: E mbylli vajzën në një kasolle në mal dhe donte ta groposte

0

Manushaqe Picari, bashkëshortja e Mexhit Picarit, i cili vrau dje dhëndrin e tij Kudret Saliaj, ka rrëfyer për mediat anën tjetër të historisë, ku thotë se vajza e saj Dhuarata Saliaj ka qenë vazhdimisht e dhunuar.

Sipas Picarit bashkëshorti i saj nuk ka pasur armë, dhe vajza e saj vazhdimisht ka qenë pre e kërcënimeve nga bashkëshorti me të cilin ishte në prag divorci.

Në mes të dëshpërimit për këtë ngjarje të rëndë, Manushaqja tregon se në disa raste e bija ishte dhunuar prej Saliajt, dhe ajo nuk donte që ti jepte divorcin ish-burrit pasi nuk donte që fëmijët të qëndronin me të.

Manushaqe Picari:

Na ka rënë në qafë përherë, na ka dhunuar si familje, e përzuri vajzën për çështje xhelozie, e çoi atje në mal donte që ta groposte. Vajzën e arrestuan gjoja për dhunë në familje. I thashë që e doja si djalin tim, e ka kërcënuar dje vajzën megjithë gocën, burri im nuk ka pasur armë.

Më ka marrë dje policia dhe më pas kanë bërë kontroll në banesë, vetëm kam ditur që vajza ka pasur divorcin, dhe i kam thënë që të mos ia jepte. Ai paguante lekë në Gjykatë, dhe vajzën nuk e linte që të takonte fëmijët.

Pse të bëjë vajza burg? Në rajonin numër 4 nuk na merrnin dëshminë. Gocën e kanë rrahur dhjetë veta, i kanë thyer brinjët, para ca kohësh na tregoi vajza që e kishin rrahur. Burri ishte dy metra, si mund ta rrihte vajza ime atë? Vajza nuk ka pranuar që ti jepte divorcin, ne punojmë tre turne, e di e gjithë lagja, kam punuar gjithë jetën, dhe në ka futur dhëndri në hasmëri.

E çoi vajzën në një kasolle në mal, dhe vajza kishte frikë se mos e vriste, na erdhi dhe te lokali dhe donte të na shtypte me kamion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu