Bashkia Cërrik përkujton 81 vjetorin e krijimit të Batalionit të Dumresë

0

Cerriku përkujtoi këtë të shtunë 81 vjetorin e krijimi të Batalionit të Dumresë, një datë e shënuar e cila u festua nga zyrtarë, familje të dëshmorëve dhe qindra qytetarë.
Në sheshin e qytetit, tek lapidari që i kushtohet kësaj ngjarje, nën tingujt e bandës frymore u bënë homazhe e u vendosën kurora dhe buqeta me lule. Kurorat u vendosën në emër të Organizatës së Veteranëve, nga Bashkia e qytetit, veteranë të batalionit partizan të Dumresë, nga familja Hakani etj.

Kryetari i Bashkisë Andis Salla në fjalën e tij përshëndetëse nderoi kontributin që dëshmorët dhanë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare duke dhënë jetën e tyre për liri.

Sot më shumë se kurrë, tha Salla, kemi detyrë të vazhdojmë amanetin e tyre dhe ta çojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Batalioni i Dumresë bazë kryesore kishte çetën e Dumresë, formuar në fshatin Shalës më 22 dhjetor 1942, e cila vepronte në zonën e Dumresë dhe Darsisë, me komandant Mehmet Bajraktarin dhe komisar Sotir Lubonjën.

Çeta partizane e Dumresë pati në gjirin e saj dhe pjesëtarë nga 100 normalistët e Elbasanit, të cilët dolën partizanë në maj 1943.

Me vendim të Qarkut të Elbasanit dhe Shtabit të Përgjithshëm Partizan u mor vendimi për formimin e batalionit të Dumresë ku të bëhej bashkimi i çetave të Dumresë të Shpatit të Parë dhe atij të Dytë deri në zonën e Gramshit.

Kështu më 14 maj 1943 në fshatin Shtërmen në vendin e quajtur Sharra e Hajdaranit u formua batalioni partizan i Dumresë me komandant Petrit Hakani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu