Bashkia e Elbasanit nderon me titullin “Mirënjohja e Qytetit” aktoren Luiza Xhuvani

0

Aktorja e dashur për publikun Luiza Xhuvani u vlerësua me titullin “Mirënjohja e Qytetit” nga Bashkia e Elbasanit.

Titulli u dorëzua nga nënkryetari i Bashkisë Artur Guni, gjatë prezantimit të shfaqes “Zyshë e dashur”, e cila është duke u prezantuar këto ditë në Tetarin Skampa, ku në rolin kryesor luan Xhuvani.

Aktorja Luiza Xhuvani u nderua me motivacionin, “Për kontributin e shquar në teatër dhe kinematografi, e cila me interpretimin mjeshtëror dhe orgjinalitetin e saj ka spikatur , duke fituar kështu zemrat e publikut mbarë shqiptar”.

Xhuvani i përket atij brezi aktorësh që qenë pjesë e ndryshimit të madh si në artin ashtu edhe në mentalitetin shqiptar dhe këtë gjë e bëri duke dhënë kontribut të madh në artin dramatik si në teatër ashtu edhe në kinematografi.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu