Bashkia e Librazhdit nis rikonstruksionin e fasadave të pallateve

0

Bashkia e Librazhdit ka nisur një projekt të rëndësishëm për rikonstruksionin e fasadave të disa pallateve në qytet, një investim që është realizuar në kuadër të Fondit të Zhvillimit. Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e pamjes së pallateve të paktën 9 pallateve të ndërtuara rreth viteve 1980, duke u ofruar qytetarëve një panoramë më të bukur dhe kushte më të mira jetese.
Sipas inxhinierit të Bashkisë Librazhd, Xhemal Bozhiqi, rikonstruksioni ishte i domosdoshëm për shkak të amortizimit të ndërtesave që kishin kaluar periudhën e përdorimit të parashikuar.Banorët e pallateve të rikonstruktuara vlerësuan investimin, duke theksuar se ky rikonstruksion ka lehtësuar shumë problemet që krijohen gjatë sezonit dimëror.

Kjo ndërhyrje ka përfshirë punime të rëndësishme në fasadën e jashtme të pallateve, duke siguruar një eficiencë më të lartë termike dhe teknike. Projekti është hartuar nga zyra e urbanistikës, ndërsa një element kyç i punimeve ka qenë veshja e fasadave me sistemin kapod, që ka për qëllim të përmirësojë ngrohjen e brendshme të ndërtesave dhe njëkohësisht të kontribuojë në kursimin e energjisë elektrike.