Bashkia e Librazhdit promovon folkun dhe traditën e bukur të valleve tradicionae të trevës

0

Një ndër prioritete e Bashkisë së Librazhdit mbetet promovimi i vlerave kulturore.

Kjo trevë zotëron një trashëgimi të pasur në këtë drejtim, në veçanti sa i përket gurrës popullore, valleve dhe traditave folklorike.

Mes valleve spikasin ‘ Vallja e Rajcës’ e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Këto ditë bashkia Librazhd organizoi një bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar ku ishin të pranishëm valltarë, instrumentistë dhe specialistë të fushës të cilët interpretuan dhe folën në studio për këtë trashëgimi të pasur kulturore dhe çuarjen e saj më tej.

Vallja “Suita e Çermenikës”, interpretuar nga grupi i ansamblit të Pallatit të Kulturës “Sadi Halili” ishte një ndër vallet që evidentoi më së miri vlerat e folkut librazhdas.

Të gjitha veprimtaritë artistike dhe kulturore të kësaj natyre zhvillohen nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë, Mariglen Disha, i cili ka për synim që kjo traditë të ruhet, evidentohet, pasurohet dhe të trashëgohet me krenari ndër breza. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu