Bashkia Elbasan fushatë sensibilizuese për fëmijët e rrugës

0

Fëmijët e rrugës përfaqësojnë një nga grupet më të margjinalizuara të fëmijëve në mbarë botën, që hasin deprivime të shumëllojshme të të drejtave të tyre cdo dite.

Bashkia e Elbasanit ka ngritur një fushatë sensibilizuese prej 3 muajve dhe sot në ditën përmbyllëse të saj u organizuan nje sërë aktivitetesh nga fëmijet në shenjë sensibilizimi për fëmijët e rrugës.

Bashkia e Elbasanit ka bashkëpunuar me faktorë të tjerë të qytetit dhe institucionet qëndrore duke trajtuar 23 raste të fëmijëve në gjendje rruge të cilët detyroheshin për të lypur, duke përfituar paketa të plota.

Vetë krytari i i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja jep një mesazh për të gjithë qytetarët, prindërit dhe komunitetin duke thënë se:

“Nuk mund të ndihmohet një femijë duke i dhënë lëmoshë, sepse thjesht blen të ardhmen e atij fëmije. Ka plot mënyra të tjera për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve.”

E ndërsa prefekti i qarkut tregon se jemi vetë në aktorët kryesorë në parandalimin e shfrytëzimit të fëmijëve dhe në garantimin e të ardhmes së tyre sa më të ndritur.

Bashkia Elbasan ka vënë në mbikëqyrje 8 grupe me nga 2 turne për t’i ardhur në ndihmë dhe për të evidentuar të gjithë rastet.

Ky projekt u realizua prej 3 muajsh dhe do të vazhdojë sërish në mbështetjene të   familjeve në nevojë, të cilat për arsye të ndryshme, fëmijet e tyre ishin në gjendje rruge.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu