Bashkia Elbasan gjobit dhe penalizon qytetaret e saj / Ja arsyeja

0

Policia Bashkiake nga nesër, e hënë 25. 10. 2021 është angazhuar të konstatojë shkelësit e ligjit. Aksioni do të nis nga tregtarët ambulant që tregtojnë produkte ushqimore në trotuare, duke mos respektuar kushtet e higjienës dhe zaptimin e trotuarëve.

Gjthashtu, Policia Bashkia, do jetë në gatishmëri në të gjithë hapësirën e përcaktuar për parking, pasi janë konstatuar raste që qytetarët nuk kanë paguar vlerën prej 50 lekeve të parkimit. Duket se për këta të fundit, do të gjobiten nga Policia Bashkiake.

Ja njoftimi zyrtar i Bashkisë së Elbasanit:

Të nderuar qytetarë, duke nisur nga dita e hënë datë 25.10.2021 mungesa e korrektësisë në pagesën e detyrimit të parkimit me pagesë (në vendet e caktuara) do të ketë penalitete.
Policia Bashkiake është e ngarkuar të ndjekë me korrektësi pagesën e çdo detyrimi të vendosur me vendim të Këshillit Bashkiak.
Nga ana tjetër, shitja e produkteve ushqimore në rrugë apo trotuare është e ndaluar e për pasojë e ndëshkueshme.
Në rast të konstatimit kundravajtësi do të ketë penalitete.
Të gjitha këto detyrime, sipas procesverbaleve përkatëse dhe firmës së kundravajtësit, mblidhen automatikisht në momentin e konstatimit nga Policia Bashkiake.
Të nderuar qytetarë, Bashkia e Elbasanit kërkon bashkëpunimin tuaj në të mirë të komunitetit, për një qytet më të pastër, më të bukur dhe me nivel më të lartë jetese. Çdo taksë e juaja përkthehet në shtim të investimeve dhe përkujdesjes në qytet.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu