Gërmimet arkeologjike kanë nisur sërish në bazilikën paleokristiane Extra Muros në qendër të qytetit të Elbasanit, duke nxjerrë në dritë jo vetëm objekte, por edhe fakte të reja.Ka kaluar më shumë se një dekadë nga zbulimi i bazilikës paleokristiane, por punimet asnjëherë nuk kanë cekur fundin. Arkeolog, pedagog e studentë rikthehen ss herë kanë kohë të lirë, ndërss në periudha të tjera batklika qendron e mbuluar nga copa plasmasi ose plehrat që hedhin qytetarë e turistë e vizitojnë.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau në rrjetet sociale momente nga rinjsja e gërmkmeve , që po kryhet nga Instituti i Arkeologjisë, nën drejtimin e arkeologut Elio Hobdari dhe ku janë përfshirë edhe studentë nga dega e Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës, duke harruar se prej sa vitesh gërmimet nisin dhe lihen në gjysëm.
Margariti bëri të ditur se gërmimet do të zhvillohen në dy faza, ku e para do të vijojë deri në mesin e muajit korrik dhe më pas faza e dytë do të rifillojë në fillim të shtatorit.
“Faza e parë është fokusuar në disa vendvarrime në ambientet e bazilikës, të cilat po gërmohen dhe dokumentohen, ndërsa janë zbuluar elemente të reja arkitektonike si kapitele, pjesë kolonash etj.”, shtoi ajo.