BE nënshkruan marrëveshje me Izraelin dhe Egjiptin, ja plani për furnizimin me gaz

0

Bashkimi Evropian (BE), ka nënshkruar marrëveshje trepalësh me Izraelin dhe Egjiptit për furnizim me gaz. Kjo në një përpjekje për të hequr dorë nga gazi rus.

Marrëveshja e finalizuar në konferencën rajonale të energjisë të Mesdheut Lindor në Kajro, do të lejojë eksporte “të rëndësishme” të gazit izraelit në Evropë për herë të parë, ka thënë ministria izraelite e energjisë, raporton Al-Jazeera, transmeton Express.

“Çfarë momenti i veçantë,” tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë të përbashkët shtypi së bashku me ministrat e energjisë egjiptian dhe izraelit. “E mirëpres shumë ngrohtësisht nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje historike”.

Von der Leyen ka thënë në Twitter se marrëveshja do të kontribuonte në sigurinë energjetike të Evropës.

Vitin e kaluar, BE-ja ka importuar afërsisht 40 për qind të gazit të saj nga Rusia.

Vendet kanë qenë duke luftuar për të reduktuar këtë varësi në mënyrë që të sanksionojnë Rusinë për pushtimin e saj të vazhdueshëm të Ukrainës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu