Rreperi nga Lugina e Preshevës, së bashku me bashkëshorten e tij, Ermira Shkodra, janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gold AG(Arian Agushi ) me anë të një postimi në Instagram, teksa njofton për gjininë dhe emrin e fëmijës.
Ai shprehet i lumtur që djali i tij erdhi në jetë në një datë që është e shënuar për shqiptarët, më 28 nëntor, datë që nuk përkon vetëm më Ditën e Flamurit, por edhe me lindjen e Heroit Legjrndar të UÇK-së, Adem Jasharin.
Gueril është emri i vogëlushit, një emër patriotik që pritej nga të gjithë.
“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.”, ka shkruar Goldi.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





