Belinda Balluku : TEC-i do prodhojë energji sipas nevojave të Shqipërisë

0

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se marrëveshja e arritur me SHBA për TEC-in e Vlorës është një arritje e madhe pasi ky TEC do të vihet në punë për herë të parë më gazin e lëngshëm. Ajo tha se pjesë e marrëveshjes është që investimi do të bëhet nga SHBA dhe se do të prodhojë energji sipas nevojave të Shqipërisë , energji që do të blihet nga shteti shqiptar.

“Kthimi në funksional të TEC të Vlorë, ai nuk do të behet thjeshtë funksional por do të ndryshoj teknologjia nga ajo me naftë në atë me gaz të lëngshëm. I gjithë investimi do të behet nga SHBA, nga dy kompanitë e tyre dhe nuk do të ketë një investim nga shteti shqiptar por vetëm nga SHBA. Interesi i tyre është se ne do të blejmë energjinë e prodhuar dhe ky është një plan prej kohësh që të kthehet në funksionale të këtij Tec dhe nuk është vënë asnjë ditë në punë. Pjesë e marrëveshjes është se ky TEC do të prodhojë sipas nevojave të Shqipërisë”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku tha në një intervistë për Report Tv se është janë skualifikuar nga gara për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, 5 kompanitë të cilat ishin në garë. Ministrja theksoi se 5 kompanitë të cilët u ofruan për të ndërtuar Tunelin janë skualifikuar, pasi nuk kanë përmbushur dokumentacionin, ligjor dhe teknik. Gara sipas Ballukut do të rihapet sapo të përfundojë procesi i ankimitit

‘Tuneli i Llogarasë kemi pasur një garë ndërkombëtare me 5 pejsëmarrës 3 nga Turqia një nga Shqipëria dhe një tjetër firmë shqiptare. Pas një diligjence shumë të detajuar ka rezultuar se asnjë nga pjesëmarrësit nuk përmbush kushtet për sa i përket dokumentacionit ligjor dhe teknik. Gara do të rihapet menjëhere mbas përfundimit të kohës së ankimimeve.’– tha ministrja.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu