Goditet Luciano Boçi, kërcënohet me jetë nga biznesmeni

0

Një rast i paprecedentë  ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit mes kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Boçi ka shkuar për takim me banorët, në kuadër të parapërgatitjes për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit. Sipas dëshmisë të vetë Boçit githçka ka ndodhur kur ai po dilte nga lokali kur biznesmeni i është afruar duke e sharë dhe dhunuar madje duke e kërcënuar edhe me jetën.

Kundërpërgjigja e Lucës ka qenë e menjëhershme. Ai ka dhënë një deklaratë, ku sipas fjalëve me të cilat shprehet ka qenë Luciano Boci ai i cili ka nisur e provokuar debat deri në një konflikt fizik.

Pas konfliktit Boçi ka depozituar një kallëzim penal në Prokurori. Ndërkohë që biznesmeni Luca është thërritur nga Komisariati Elbasan.