Belsh/ Organizohet festa e “Afërditës” (FOTO)

0

Në një atmosferë emocionuese u përkujtua në liqenin e Seferanit, festa e Afërditës, organizuar nga Bashkia, shkollat 9- vjeçare e gjimnazet.

Ky event u organizua në tempullin e Afërditës, në liqenin e Seferanit, nën kujdesin e veçantê të kryetarit të Bashkisë, Arif Tafani ne bashkëpunim me Tourism Investment and Finance Fund (TIFF). Ideja e sipërmarrjes nga më të mëdhatë për Dumrenë, kishte për synim promovimin e vlerave të historisë së lashtë dhe kulturës së trevës së Dumresë.
Liqeni i Seferanit në Belsh ka qenë tempulli i Perëndeshës së Bukurisë Afërdita. Në nder të saj, njerëzit nga të katër anët e Ilirisë, hidhnin dhurata në ujë, vepra arti, amfora, ornamente, sende me vlerë me synimin për të gëzuar më të bukurën Afërditë.
Kremtimet do të kulmojnë në mbremje me të tjera aktivizete argëtuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu