Belsh/ Përplasi me makinë një këmbësor, procedohet penalisht 37-vjeçari

0

BELSH- Një aksident ka ndodhur në Belsh ku një 67-vjeçar me iniciale N.T është goditur nga një automjet. 67-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa 37-vjeçari me iniciale K.t banues në Berat që përplasi të moshuarin është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. T. 37 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në Belsh, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin N. T., 67 vjeç, banues në Belsh (këmbësor), i cili është në kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu