Djali e kërcënoi se do ta vriste me sëpatë dhe RENEA e arrestoi, babai: Lirojeni, nuk i duhet burgu, por psikologu

0

SHJAK- Forcat RENEA kanë ndërhynë për të parandaluar një krim në familje, fshatin Rubjek, pranë Shijakut ku një 35-vjeçar i quajtur Eduart Hoxha pasi ushtroi dhunë ndaj të atit e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë. Pas arrestimit babai i 35-vjeçarit i kërkon policisë të lirojnë djalin e tij pasi thotë se vuan nga depresioni. I ati tregon se djali jeton në Itali dhe humbja e të ëmës disa vite më parë e kishte rënduar psikologjikisht.

“Lajmërova policinë. Ai hyri brenda. Fillimisht ishte me thikë buke e unë me sëpatë, të cilën e mora për ta nxjerrë përjashta. Por ma mori nga dora sëpatën se është më i fortë. U them ta nxjerrin jashtë sepse ai nuk ka nevojë të izolohet, por të kurohet tek një psikolog”, tha Bajrama Hoxha, babai i 35-vjeçarit.

Kishte probleme psikologjike djali?

Babai: “Jo aq shumë, sa ka pasur më përpara jo. Ai erdhi për të mbaruar një punë këtu, e mbaruam atë punën para Vitit të Ri. Nuk kemi ngrënë Vit të Ri fare, ai në një dhomë unë në tjetër. Aty pastaj do iki-do iki, do ikte në Itali. Në Itali ka që në Qershor 2006. Dje, pardje, çuni i madh thotë ta çoj te një hoxhë në Durrës. Jo thotë, s’kam besim te hoxhallarët, më kanë torturuar tha. Ik njëherë i thashë unë se nuk i dihet. Ikën, kur erdhi me një mendje tjetër. Fliste kot më kot. Çfarë ke i thashë, tha ai hoxha sikur… Filloi duke folur shumë keq. Mua më kërcënonte me fjalë, por jo me dhunë. Dje në mëngjes kërcënoi, e dija që s’është mirë nga mendtë. Nuk e di se si erdhi kjo punë. Unë e lajmërova policinë. Kërkoj ta çojnë ta kurojnë, se edhe policët dje i shau. E sheh që ky nuk është mirë psikologjikisht, pse e mban aty kot, të lirohet. Mirëpo shkoi puna larg deri te RENEA”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu