Rreth 120 artistë të huaj krijojnë super atmosferë në qytetin e Belshit

0

 

Belsh-Mbrëmjen e djeshme të paktën 120 artistë të njohur ,pjesë e grupeve folklorike nga Meksika ,Moldavia ,Spanja ,Hungaria ,Greqia ,Shqipëria me performancën e tyre krijuan një super atmosferë në Qendër të qytetit të Belshit .Për afro dy orë grupet Folklorike prezantuan këngët dhe vallet popullore mē të mira të vendeve të tyre të cilat u duartokitën gjatë nga qindra e qindra banorë të kësaj bashkie të cilët e ndoqën me shumë vëmēndje këtë koncert me pjesmarrje kaq të madhe grupesh artistike .Më pas grupet e artistëve të huaj vizituan disa nga destinacionet turistike të Bashkisē Belsh dhe u befasuan me mrekullitë e shumta të kësaj zone e kthyer prej vitesh në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike edhe për të huajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu