Benevento-Juventus/ Ronaldo lihet jashtë fushës

0

Trajneri i Juventusit ka ndryshuar listën e grumbullimeve për ndeshjen e transfertës së Beneventos.
Sipas burimeve pranë klubit torinoz, tekniku Italian, Pirlo, ka vendosur që ta lërë pushim portugezin për këtë duel. Gjithashtu tek “Zonja e Vjetër” ka edhe rikthime si ai i Leonardo Bonuçit, i cili pritet të jetë titullar.
Ndeshja është planifikuar të luhet në orën 18:00 në stadiumin “Ciro Vigorito”. Pas tetë ndeshjeve të para, Juventus renditet në vendin e pestë në renditje me 16 pikë, katër më pak se Milani kryesues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu