Bënte atë “muhabetin” me lekë fallco, arrestohet autori

0

 

Një 50 vjeçar është dënuar në Zvicër pasi shpenzoi rreth 10 mijë paund me prostituta, me para të bëra vetë.

Paratë ishin të bëra kaq keq saqë edhe “një i verbër do i kuptonte se ishin para fallco” tha Gjykatësi i Baselit.

Mashtrimi i tij u zbulua nga njëra nga vajzat që kishte marrë ato para në momentin që ajo shkoi ti depozitonte në bankë dhe banka i tha që janë para false.

Në momentin që ajo e merr vesh këtë gjë, 39 vjeçarja i drejtohet policisë dhe i kërkon ta verifikojë këtë rast.

Paratë e falsifikuara ishin përdorur dy herë në qershor dhe tetor të 2019, në pagesa që i janë bërë dy prostitutave 50 vjeçare.

Policia shkon dhe bën një kontroll në shtëpinë e 50 vjeçarit dhe gjen vendin se ku i bën ato para që i paguan më pas.

Gruaja 39 vjeçare u shpreh për Gjykatën Penale të Baselit se ajo kishte parë shënime të çuditshme në kartëmonedhat dhe se dukeshin vetëm në dritën ultravjollcë.

Avokatët e 50 vjeçarit kishin argumentuar se gruaja i kishte pranuar vetë ato para dhe pse ishte e qartë se ato ishin shënime mashtruese.

 

Burri u dënua me tre vite burg pasi u akuzua për veprën e mashtrim, falsifikim dhe qarkullim të parave të falsifikuara.

Prostitucioni në Zvicër është i ligjshëm dhe i rregulluar. Ka disa shtëpi publike të licencuara në të gjithë vendin, kryesisht në Zyrih.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu