Bëri një pushim nga instagrami, rikthehet me foto që çmendin rrjetin/ Bella Hadid pozon topless

0

Bella Hadid i ka vënë flakën rrjetit së fundmi duke pozuar topless. Modelja e famshme ka pozuar vetëm me një palë të brendshme. Pjesën e sipërme e ka mbuluar me duar. Edhe “look-u” i saj dukej tepër i veçantë, si e dalë nga ndonjë film fantastiko-shkencor.

Modelja ka treguar se e ka shijuar në maksimum këtë projekt dhe ka marrë mijëra komente pozitive nga fansa të saj. Këto imazhe do të jenë pjesë e revistës “V Magazine” për kopertinën e pranverës.

Kujtojmë se kohët e fundit Bella Hadid nuk ka qenë aktive në rrjete sociale, madje për 16 ditë me radhë u zhduk. Para pak ditësh ajo u rikthye sërish dhe bëri një rrëfim shumë të sinqertë. Ashtu si një shumë persona të tjera, edhe Bella duket se ka patur një betejë me shëndetin mendor dhe e ka fituar, e tashmë është më fortë dhe me energji të plota.

Ylli me famë botërore ka postuar disa foto të librave që ka lexuar këto kohë, të miqve të ngushtë, me kuajt në fermën e saj në Pensilvani, të disa objekteve të fatit dhe engjëjve. Ajo u bën thirrje të gjithë ndjekësve t’i kushtojnë rëndësi shëndetit mendor. Ajo shkruan se do na tregojë më shumë në të ardhmen.

“Qëndrova larg disa kohë për të reflektuar dhe për të mësuar për veten time në një mënyrë që do të ishte shumë për t’u shpjeguar për momentin, por me kohën do ta shpreh. Kujtimet me të cilat u ktheva janë mençuri e pastër, një marrëdhënie më e ngushtë me veten dhe shpirtin tim, një ndjenjë dashurie për veten që më ka munguar gjithmonë, disa miq të shkëlqyeshëm dhe këto libra ku gjeta veten. Gjeta përsëri veten, forcën dhe dritën time. Unë jam këtu për të qenë një instrument i paqes dhe dashurisë, për të ndihmuar njerëzit që vuajnë… Faleminderit engjëjve të mi që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më duan.Ju më shpëtuat. Gjeni kohë për të marrë ndihmë për shëndetin tuaj mendor. Ia vlen që të arrini potencialin tuaj të plotë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu