Itali/ U dha ilaçe vdekjeprurëse pacientëve me Covid-19, arrestohet mjeku

0

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një mjek është arrestuar pasi u ka dhënë ilaçe të gabuara pacientëve të tij që më pas kanë ndërruar jetë.

Sipas hetuesve, mjeku, i akuzuar për vrasje, administroi qëllimisht ilaçe anestetike dhe bllokues neuromuskularë te pacientët me koronavirus, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre.

Mediat italiane raportojnë se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Breschia, gjatë muajit mars të vitit të kaluar ku Italia u përball me valën më të rëndë të pandemisë.

Me mbështetjen e hetimeve teknike kriminalistike të urdhëruara nga autoriteti gjyqësor, veprimtaritë hetimore bënë të mundur analizimin e të dhënave mjekësore të pacientëve të shumtë që vdiqën në atë periudhë nga Covid, duke gjetur në disa raste një përkeqësim të papritur, dhe jo të shpjegueshëm lehtë.

Hetimet zbuluan, se brenda indeve dhe organeve të njërit prej pacientëve, praninë e një ilaçi anestetik dhe relaksues të muskujve që përdoret zakonisht në procedurat e intubimit dhe qetësimit të pacientit, i cili nëse përdoret jashtë specifikave, procedurat dhe dozat, mund të përcaktojnë vdekjen e pacientit. Mjeku tani po mahet nën arrestin shtëpiak deri në përfundim të hetimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu