Berisha merr në mbrojtje Gledis Nanon

0

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se çështja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano është bërë akute së fundmi duke e lidhur me skemën e call-centerave.

Berisha tha se Gledis Nano u hoq se spiunoi Ramën në ambasadë. Sipas tij, nëse një kryepolic u thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve ai bën një detyrë patriotike dhe meriton dekorata.

“Ju e dini se si e përcolli në mënyrën më antiligjore drejtorin e policisë Gledis Nano Edi Rama me pretekstin se më spiunoi në ambasadë dhe çfarë spiunimi mund të bënte një kryepolic. Në qoftë se një kryepolic u thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve ai bën një detyrë patriotike. Ai meriton dekorata, ai mbron interesat e vendit të tij dhe të kombit të tij. Unë nuk e njoh fare, s’e kam takuar kurrë Gledis Nanon, por di që ai… se kjo histori është bërë akute përsëri tani së fundi.

Falënderoj shumë autoritetet ligjzbatuese spanjolle, italiane, gjermane dhe të vendeve të tjera të cilat kanë marrë përsipër dhe po zbërthejnë këtë skemë të papërshkruar vjedhjeje të autoriteteve shqiptare gjysmë zyrtare dhe zyrtare”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu