Lajm i fundit! Lihen në burg 5 të arrestuarit për Inceneratorin e Fierit

0

Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Posaçme për 5 të arrestuarit, për inceneratorin e Fierit. 5 të arrestuarit përballë gjyqtares Irena Gjoka kanë mohuar akuzat, duke u shprehur se ata kane ndjekur vetëm proceduarat ligjore, komform rregullave dhe legjislacionit shqiptar. Në burg do qëndrojë Arben Dervishaj, që ka pas rolin e mbikqyrësit dhe sipas prokurorisë ka firmosur shkresa që punimet kanë perfunduar por në të vërtrte në inceneratorin e Fierit nuk është kryer asnjë punuë duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 4 mln eurosh. Gjithashtu ne burg do qëndrojnë edhe Regan Merdani, Gëntian Zifla, Robert Shabani, Enver Sheshi, administratrë te firmave kontraktore, të cilët kanë firmosur shkresa fiktive pëe punë të pakryera duke shkaktuar një dëm prej 60 mln lekësh përmes mashtrimit me TVSH-në. Nderkohë hetimet për incemeratorin e Fierit janë ende në vijim. Burime nga Spak bëjne me dije se nuk përjashtohet mundësia që për aferën e inceneratorin e Fierit të ketë arrestime të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu