Berisha reagon pas deklaratave të Xoxës: Vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro…

0

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa lidhur me shpenzime marramendëse që përmendeshin në dosjen e SPAK.

Xoxa tha se nuk kishte fustane dhe të brendshme në ato vlera absurde siç shkruante dosja, teksa ka hedhur poshtë akuzat për abuzim me fonde publike, korrupsion dhe pastrim parash.

Lidhur me këtë Berisha shprehet se hetimet kanë treguar të kundërtën. Berisha thotë se vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi e madhe lekësh. Gjithashtu Berisha thotë se faturat doganore faktojnë shifrën e bërë publike nga prokuroria.

Berisha: Vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi e madhe lekësh. Hetimet kanë treguar një seri kompanish që përfitonin fonde shtetërore. Faturat doganore që kam publikuar faktojnë shifrën e bërë publike nga prokuroria. Se cila është shuma që Ajola Xoxa ka disponuar, mund të them se vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi e madhe lekësh. Së dyti, hetimet kanë treguar një seri kompanish që përfitonin fonde shtetërore. Faturat doganore unë i kam sjellë këtu dhe ato faktojnë shifrën e bërë publike nga prokuroria. Mendoj se aktet më të rënda, në atë dosje janë, financimi i Ajola Xoxës dhe familjarëve të saj nga burri i saj, nga paratë e taksapaguesve