Deputeti demokrat Dash Sula ka folur sot në foltoren e Kuvendit për çështjen e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Sula, teksa fliste, nxorri një fustan në foltore duke thënë se te veshjet kanë shkuar paratë e taksapaguesve. Sula tha se Ajola Xoxa e kishte për turp të vishej lirë dhe se gratë e socialistëve me pozita të larta e duan fustanin 2000-3000 euro dhe shumë e shumë çmime të tjera të larta.
“Ja ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Bëjnë shpenzime që e kanë nga aktivitete e tyre, por nga aktiviteti publik i bashkëshortëve. Unë e di që shumë zonja nga mazhoranca mund ta veshin një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra dhe s’e kanë për turp. Por, ka zonjë që konkurrojnë me koleget që të kenë vlera sa më të larta. Këto gratë e këtyre, e duan 2000-3000 euro dhe shumë e shumë çmime të tjera të larta.
SPAK-ut i kërkoj që të mos merret vetëm me fustanet e bashkëshortes së Veliajt, por edhe me 5D e shumë të tjera. S’kishim dëgjuar kurrë që taksat e qytetarëve të Tiranës, t’i përdor kryebashkiaku me bandën kriminale. Nuk ngopeni o njerëz, po ndaloni mo, lakuriq kemi ardhur, ashtu do ikim”, tha Sula.