Besiana Biçaku: Shqipëria tjetër!

0

Që ndryshimi vjen nga të rinjtë këtë kombi ynë e ka parë në vitin ’90 kur sistemi u ndërrua nga lëvizja studentore. Edhe këtë here flasim për një lëvizje, por atë ndryshe.

Një nga figurat historikë të politikës shqipëtare si Jozefina Topalli është prezantuar në këtë garë elektorale me partinë Lëvizja për Ndryshim. Për këtë parti shumëkush di më pak, për shkak të krijimit të saj. Andaj qarku Elbasani, dhe Lëvizja për Ndryshim na njohin me kandidatët e tyre.

Por Elbasani sigurisht mbetet prioriteti i partive për shkak të numrit të banorëve dhe kontributit të tyre. Njihemi me Besiana Biçakun. E reja elbasanase ka nisur angazhimin e saj në këtë parti pasi ajo mendon se Lidere si Jozefina Topalli mbeten aset jo vetëm I politikës por edhe ana humane e saj.

Besiana Biçaku është vajza e dy prindërve të thjeshtë, punëtorë, e gëzojnë respekt në qytetin e Elbasanit. Arsimin Besiana e ka kryer në qytetin e saj të lindjes për tu diplomuar për gazetari në Universitetin e Elbasanit. E aktualisht po vijon studimet në “Master Shkencor” në Tiranë pranë Fakultetin Filologjik. Besiana është e angazhuar dhe ushtron profesionin e saj në media prej 4 vitesh. Puna e përditshmë në INFOWEB.Tv si gazetare dhe moderatoe e emisionit të mëngjesit nuk e ka penguar aspak atë, të zhvillojë takimet elektorale në Elbasan dhe jo vetëm.

Ciltërsia, pozitiviteti dhe natyra e saj e qetë ka bërë të mundur mbarëvajtjen e shumë takimeve që ajo ka pasur me qytetarët, nga ku të cilat problemet kryesore që ka hasur janë papunësia dhe largimi I të rinjvë. Sot ajo ka zgjedhur të qëndrojë e të mos largohet si pjesa dërrmuese e të rinjvë andaj I bën thirrje të gjithë të rinjve të zgjedhin Shqipërinë.

Të zgjedhin Shqipërinë për të ardhmen e tyre.
Të zgjedhin Shqipërinë për të treguar se ne jemi një popull që e duam njëri-tjetrin.
Të zgjedhin Shqipërinë për të treguar që kjo Shqipëri ka vlera, pasuri e shumë fusha ku mund të investohet.
Të zgjedhin Shqipërinë për ta çuar aty ku duhet të jetë, e që nesër të jemi ne që do të themi me plot gojë:
Shqipërinë e bëj unë, ti dhe të gjithë ne bashkë!

Andaj fton të gjithë qytetarët të votojnë Lëvizjen për Ndryshim, numrin 11!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu