Betejë të shtënash, grabitja me viktima që shokoi Amsterdamin

0

Një grabitje e dhunshme, e armatosur ka shokuar mbrëmë Holandën, ku të dyshuarit tentuan të largohen me rreth 50 milionë euro.

Ngjarja nis me hapjen e zjarrit ndaj furgonit të blinduar të vlerave në Amsterdam-Noord, dhe përfundoi me një tjetër betejë armësh në Broek, rreth tetë kilometra në veri të qytetit. Policia konfirmoi se një sulmues i dyshuar është vrarë, dy u plagosën dhe gjashtë janë arrestuar.

Autoritetet ende nuk ka dhënë detaje të plota të ngjarjes.

Grabitja nisi me sulmin ndaj automjetit të transportit të vlerave rreth orës lokale 14.30 teksa një prej gazetarëve tha se të paktën një nga sulmuesit po qëllonte automjetin me automatik kalashnikov.

Policia dhe skuadrat mjekësore nxituan drejt vendngjarjes dhe panë dy automjete që u larguan me shpejtësi.

Të tjera të shtëna u qëlluan gjatë ndjekjes, njoftonte rrjeti vendas AT5. Një nga dëshmitarët tha, “Ata po ecnin shpejt, me rreth 60, 70 km/orë në korsinë e biçikletave”.

Në ndjekje u bashkuan rreth dymbëdhjetë mjete të policisë së Broek dhe të tjerë përpiqeshin të largonin njerëzit nga rruga e mjeteve të përfshira.

Një gazetar i rrjetit vendas NH Nieuws tha se disa njerëz që dilnin nga makinat e përfshira, qëllonin me armë, ndërsa të paktën tre sulmues te dyshuar u larguan me vrap nga fusha që ndodhej aty pranë. Dy helikopterë policie u përdorën për të ndjekur të dyshuarit, disa prej të cilëve u gjetën në bimësinë e atyshme.

Policia tha se së shpejti do të japë informacione shtesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu