Bie automati/Shkollat pa ngrohje në Elbasan

0

Elbasan/Ngrohja në shkollat e Elbasanit jo e mundur në të gjitha institucionet.
E ndërsa vendi u përball me ulje të ndjeshme të temperaturave, jo të gjitha institucionet arsimore në Elbasan e kanë patur në funksion sistemin ngrohës. Problem mbeten shkollat e vjetra të cilat nuk përballojnë burimet elektrike për shkak të amortizimit të rrjetit dhe ato në zonat e thella malore për shkak të bllokimit të rrugëve.
Vetë nxënës dhe prindër flasin për vështirësitë e përballimit të temperaturave dimërore.

Bashkia e Elbasanit bën me dije se në fillim të muajit nëntor ka bërë të mundur furnizimin e shkollave me lëndë drusore, paletë dhe lëndë djegëse, por në asnjë moment nuk shprehet për shkollat e vjetra ku rrjeti elektrik nuk përballon ngarkesën në rrjet.

Për të përballuar të ftohtin nxënësit detyrohen që gjatë procesit mësimor të mbajnë veshur xhupa e kapuça.InfowebMedia