Bie bora e parë në Librazhd (FOTO)

0

Prej 3 ditësh tashmë reshjet e shiut kanë vijuar në të gjithë qarkun e Elbasanit.

Zonat malore të qarkut të Elbasanit u zbardhën në orët e para të së martës së 22 nëntorit nga reshjet e para të dëborës.

Gazetari Arben Boriçi raporton për Infoweb Media se reshjet e para të dëborës kanë mbuluar këtë të martë malin e Shebenikut, Steblevës, Sopotit, Polisit, Babjes, Gurit të Muzhaqit në Gurakuq.

Fshatrat malorë të Librazhdit dhe pothuajse të gjithë fshatrat e Steblevës janë zgjuar këtë mëngjes mbuluat nga shtesë dëbore, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu