Numri i martesave në Shqipëri nga viti në vit ka pësuar një rënie të ndjeshme.Sipas statistikave të Institutit të Statistikave, në harkun kohor të 20 viteve diferenca është me 30% më pak martesa. Në vitin 1990 në regjistrat e gjendjes civile u regjistruan 28,992 cifte të celebruar, në vitin 2021 kjo shifër ra në 19,709 martesa.Në Gramsh gjatë këtij viti fatmirësisht nuk kanë munguar çiftet e celebruara , ndërsa periudha verore për shkak të ardhjes së emigrantëve ka pasur interes më të lartë .
Vetëm gjatë 3 muajve të verës në Gramsh rezultojnë 40 cifte të celebruar./Infoweb Media