Bie nga kati i dytë i shkollës një nxënës, flet mjeku: Erdhi në spital në gjendje të rëndë

0

Një nxënës ka rënë sot nga kati i dytë i shkollës fillore “Asdreni” në Pejë. Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega thotë se në momentin kur ka ndodhur ngjarja mësimi ka qenë duke u zhvilluar normalisht.

“Ka qenë një ditë e zakonshme e procesit mësimorë. Shkolla ka infrastrukturë të mirë dhe staf mësimorë shembullor”.

Gega nuk ka dashur të japë ndonjë hamendësim në lidhje me profilin e nxënësit.

“Hamendësime mund të këtë nëse ai ka qenë problematik apo jo. Ne nuk duhet të merremi me hamendësime. Zyrtarët e Inspektoratit të Arsimit kanë hetuar rrethanat. Edhe policia e ka bërë punën e saj. Mos të prejudikime se çfarë ka ndodhur. E rëndësishme është që më është thënë se nxënësi është jashtë rrezikut për jetë. Le të kthehet ai më pas shohim”, deklaroi Gega për RTV Dukagjinin.

Drejtori i Arsimit në Pejë thotë se zyrtarë të shkollës janë marrë në polici për deklaratë dhe do të dihet më saktë si ka ndodhur ngjarja.

Ai ka kërkuar që të mos bëhet presion te mjekët apo familja për gjendjen shëndetësore të nxënësit.

“Më herët më është thënë se është jashtë rrezikut për jetë. Shpresojmë edhe aktualisht ai të ndodhet jashtë rrezikut për jetë”.

Mjeku kujdestar Avdish Bajgora ka thënë se pacienti është sjellë në QKUK në gjendje të rëndë.“Pas ekzaminimeve është konstatuar se ai ka fraktura të shumta”, ka deklaruar Bajgora.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu