Bie nga ndërtesa shumëkatëshe, ndërron jetë sekretarja e Ambasadës Zviceriane

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, teksa sekretarja e parë e ambasadës zviceriane, ka ndërruar jetë si shkak i rënies së saj nga një ndërtesë shumëkatëshe në Teheran.

Sipas BBC, një anëtare e lartë e stafit në ambasadën zvicerane në Teheran, ka ndërruar jetë pasi ra nga ndërtesa shumë katëshe ku jetonte. Një zëdhënës i urgjencës tha se gruaja 51-vjeçare ishte sekretare e parë në ambasadë, megjithatë nuk e bëri të ditur emrin e saj.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Ministria e Jashtme zvicerane, e cila konfirmoi se punonjësja e tyre ka ndërruar jetë në një incident.

“Departamenti Federal i Punëve të Jashtme dhe kryetari i tij Këshilltari Federal, Ignazio Cassis janë shokuar nga vdekja tragjike dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella drejt familjes”, tha një zëdhënës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu