Bien raftet e supermarketit, humb jetën 21-vjeçarja

0

Bien raftet e supermarketit, zënë poshte dhe vdes 21-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një supermarket të Brazilit.

Raftet me produkte kanë rënë mbi njëri-tjetrin duke vënë poshtë një punonjëse vetëm 21-vjeç dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima është identifikuar dhe quhet Elane de Oliveira Rodrigues.

Raportohet gjithashtu se raftet kanë zënë shumë persona të tjerë poshtë, ku ishin klientët dhe punonjësit e tjerë ata që ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve nga poshtë produkteve.

Më pas, policët dhe zjarrfikësit nisën një operacion për kërkimin e personave të tjerë që mund të kishin mbetur poshtë rafteve të rrëzuara.

Operacioni zgjati 11 orë dhe fatmirësisht nuk u gjetën të tjerë viktima.

Po hetohet për shkakun e këtij aksidenti, por dyshohet se një nga makineritë që ngrenë mallra mund të ketë shkaktuar tragjedinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu