Bilanc tragjik në aksidentin e Rrogozhinës/ Shkon në tre numri i viktimave, mes tyre edhe një polic

0

Të tjera detaje dalin në dritë nga aksidenti me dy viktima dhe tre të plagosur që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë, ku tre mjete u përplasën me njëra tjetrën.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes, ndërroi jetë një tetër pasagjer në spitalin e Traumës në Tiranë, e pak orë më parë ka ndërruar jetë edhe punonjësi i policisë së burgjeve, Tonin Mëhilli, 54-vjeç, ndërkohë që më vonë vdiq dhe një prej pasagjereve në mjetet e aksidentuara, Merushe Koni 60-vjeç.

Në mesin e tre personave që kanë mbetur të plagosur ishte dhe një fëmijë 10-vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i mjeteve, ndërsa policia ka shoqëruar në polici një prej shoferëve, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Personi që është shoqëruar në Polici është Endrit Lila, i cili pritet të japë sqarime, dhe do të përballet me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e 2 ose më shumë personave.

Siç mund të shihni dhe në fotot e siguruara nga vendi i ngjarjes, përplasja mes mjeteve ka qenë shumë e fortë, dhe fatale për dy viktimat.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda 48 orësh në vendin tonë, ku gjatë ditës së djeshme 3 viktima u shënuan në Kodër-kashar në Tiranë, pasi mjeti ku ata udhëtonin si pasagjer u përplas me murin rrethues të një banese.

Aksidentet vijojnë të shkaktojnë bilance të frikshme në vendin tonë, ndërkohë që policia nis parandalimin vetëm me disa fushata, që transmetohen në media me video të montuara me kujdes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu