Gjobitet 26 milionë lekë për një stallë lopësh në fshat, deputeti Braçe denoncon rastin: A JENI NE TEREZI APO JO?

0

Deputeti socialist Erion Braçe gjithmonë në krah të fermerëve, këtë herë ka denoncuar rastin e një gjobe me vlerë 2.6 milionë lekë. Braçe përmes një postimi tregon se një fermer është gjobitu me vlerën 2.6 milionë lekë të reja pasi ka ndërtuar një ministallë në një serë të vogël në fshat.

Fermeri është gjobitur pasi e ka ndërtuar pa leje këtë objekt per tre lope me blloqe e çati llamarine.

Ndërsa tregon fletën e gjobës si dhe pamje nga kjo stallë me blloqe, Braçe i revoltuar thotë se kjo është “ta pushkatosh bujkun në mes të fushës”, ndërsa shtoi se ky është produkti i presionit ndaj policisë dhe prokurorisë mbi popullin e fshatit.

Gjobitet 26 milionë lekë për një stallë lopësh

Gjobitet 26 milionë lekë për një stallë lopësh

REAGIMI I PLOTË I DEPUTETIT SOCIALIST ERION BRAÇE:

“A JENI NE TEREZI APO JOOO?
Eeeejjjj 2.625.000 LEKE GJOBE?
Domethene 26.250.000 LEKE GJOBE PER KETE DEPON?
26.250.000 LEKE GJOBE NE FSHAT?
Nuk di! Shoh letrat, lexoj kete shkrimin dhe shastisem;
Ka patur SERE-te vogel, si ka ecur, ka vendosur te ndertoj nje ministalle per tre lope-ne hapesiren e seres, me blloqe e cati llamarine, poooooo PA LEJE sepse LEJA KUSHTON pafund, per me teper per kete strukture qe sheh ne foto dhe per kete, 26.250.000 LEKE GJOBE?!
Ju qofshi! NUK DI, E VINI MENDJEN NE PUNE A JO, por kjo eshte ta pushkatosh bujkun ne mes te fushes!
Dhe ky eshte produkti i presionit ndaj e te policise, presioni ndaj e te prokurorise mbi popullin e fshatit e zyrtaret qe duhet te therrin keshtu popullin e fshatit!!
NJE GJE KAM;
MINISTER MAZNIKU NA KALO LIGJIN QE KA NJE VIT I BERE E PRET E PRET TE MIRATOHET!
Beje se kushton shume me pak se kjo e keto GJOBAT E CMENDURA!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu