Bill Gates:” Një tjetër patogjen vrasës do të godasë sërish botën.”

0

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, ka shpalosur vizionin e tij për koronavirusin, në podcasting e tij.
Sipas tij, bota nuk do të kthehet shumë shpejt në normalitet edhe pas dljes së vaksinës anti Covid.
Edhe nëse SHBA e eliminon komplet virusin, sipas Bill Gates, askush nuk do t’i kthehet normalitetetit në rast se gjithë bota nuk e ka eliminuar virusin.
Normaliteti do të kthehet kur jo vetëm SHBA të ketë pandeminë nën kontroll, por kur edhe pjesa tjetër e botës të veprojë njësoj.
Përsa i përket pandemisë së ardhshme, Gates u shpreh optimist.
Pandemia e Covid-19 ka qenë një makth për shumë njerëz dhe shtete, por ajo e radhës nuk do të jetë kështu.
Gates u shpreh se kur një patogjen vrasës të godasë sërish, bota do të veprojë më mirë.
“Arsyeja kryesore që do të ketë më pak ndikim shkatërrues, është fakti se jemi të praktikuar. Mjetet e testimit do të jenë më të mira. Nuk do të jemi kaq budallenj herën e dytë,” tha ai.
Pesë vite më parë, më 18 mars të vitit 2015, Bill Gates kishte vetëm pandeminë në qendër të diskutimeve të tij.
Gates postoi në faqen e tij GatesNotes artikullin “Nuk jemi gati për epideminë e radhës.”
Publikoi një op-ed në The Neë York Times me titull “Si ta luftojmë epideminë e radhës.”
Publikoi një artikull në Neë England Journal of Medicine: “Gates B. Epidemia e radhës – mësime nga Ebola.”
Dhe shkoi në Vancouver, Kanada, për të mbajtur një TED Talk. Titulli: “Pandemia e radhës? Nuk jemi gati.”
Brenda të njëjtës ditë, në platforma të ndryshme, Gates dha të njëjtin mesazh: Gjasat janë që do të përballemi me një epidemi virale dhe s’do të jemi të përgatitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu