Bleona Qerreti i komenton Trump-it: ”Covidi u përdor që votohej me postë.”

0

Bleona Qerreti ka shprehur mbështetjen e saj gjatë zgjedhjeve për ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Por mesa duket Bleona nuk ka hequr dorë nga mbështetja e Trump, çka është shprehur edhe në një koment prej saj në instagramin e Trump-it.
“E mahnitshme. A do të fillojë gripi i zakonshëm të vrasë përsëri njerëz apo Covid e eleminoi atë njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Trump në Instagram.
Aty nuk ka munguar një koment i Bleonës, e cila ka hedhur dyshime për manipulimet në zgjedhje përmes pandemisë globale.
“Kjo gjëja e coronës ishte e gjitha në mënyrë që ata të mund të përdornin postën në votat e munguara, shumë e thjeshtë”, ka shkruar Qereti në komentin e saj.
Aty gjithashtu ka pasur një replikë nga një ndjekës që i ka thënë asaj se i vjen turp për komentin që ka bërë, ndërsa e njëjta i është kthyer ndjekësit duke i thënë se shpreson që “Jezusi ta ruajë atë”.
Këto replika dhe komente, Bleona i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, duke etiketuar edhe ish-presidentin Donald Trump.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu