Një tjetër mësues ka humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Viktima e radhës nga arsimtarët është mësuesi Fatmir Sula, nga Peqini një ndër 2 viktimat që janë konfimruar këtë të mërkurë në këtë qytet.
Lajmin e ka bërë me dije shkolla “Bishqem” me anë të një postimi në rrejte sociale.
“Një dhimbje të madhe ka lënë pas ndarja nga jeta e kolegut tonë. Jo vetëm ata që e njohin, por në veçanti për familjen e tij.
Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht, por kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas. Ky lajm i hidhur na trishtoi pa masë, kolegu ynë i nderuar. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prefsh në paqe ! Lamtumirë….Kolegu ynë Fatmir Sula”, shkruan shkolla.
Ndërkohë një ditë më parë një tjetër mësues ka humbur jetën si pasojë e Covid në vendin tonë.
Infoelbasani i shpreh ngushëllimet e ndjera familjes së mesuesit Fatmir Sula.