Bllokohet bashkimi familjar i emigrantëve në Gjermani, kush është shkaku

0

Pamundësia për të dhënë provimin e gjuhës gjermane, ka bllokuar bashkimin familjar. Shumë individë janë në pritje të bashkimit me partnerin në Gjermani, por si duket nuk do të mund të arrijnë të bashkohen pasi testi i gjuhës gjermane është kusht për bashkimin familjar. Ndërkohë për personat që rezultojnë të prekur nuk ka ndonjë alternativë tjetër. Ky test nuk do të zhvillohet në 18 vende, mes tyre përmendet edhe Shqipëria, Egjipti, Libani dhe Meksika. Ndërkohë deputetja e majtë kritikoi ashpër qeverinë gjermane ndërsa shtoi se kjo gjë është e papranueshme.

Deputetja e majtë:

E drejta e njeriut për familjen duhet të vlejë pa kufizim edhe në kohë pandemie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu