Bllokohet qarkullimi i makinave në qendër të Elbasanit për 1 muaj, qyteti vetëm për këmbësorë

0

Një vendim i papritur ka nisur të qarkullojë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale, duke pretenduar se qendra e Elbasan do të bllokohet plotësisht për automjetet për një periudhë 30-ditore.

Sipas këtij “njoftimi”, masa parashikon ndalimin e qarkullimit të makinave në zonat kryesore të qytetit, duke përfshirë bulevardin dhe rrugët përreth, me qëllim uljen e ndotjes, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe krijimin e një hapësire më të sigurt për këmbësorët dhe biçikletat.

Madje, thuhet se gjatë kësaj periudhe do të vendosen pika të përkohshme parkimi në hyrje të qytetit, ndërsa brenda qendrës do të lejohet vetëm transporti publik dhe shërbimet emergjente.

Reagimet e qytetarëve kanë qenë të menjëhershme dhe të përziera.
Disa e kanë përshëndetur si një hap “modern dhe europian”, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar si të pamundur për realitetin e përditshëm të qytetit.

“Po ku do i lëmë makinat? Apo do fillojmë të ecim të gjithë në këmbë?”, shkruan një qytetar.
Ndërsa një tjetër ironizon: “Në Elbasan mezi kalon makina, tani s’do kalojë fare”.

Ndërkohë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një vendim të tillë.

Dhe po… ndoshta është momenti të kujtojmë çfarë date është sot: 1 Prilli