Bllokohet rruga nacionale Elbasan-Librazhd! Akset Librazhd-Peshkopi dhe Përrenjas-Qafë Thanë thuajse të pakalueshme

0

Pavarësisht se punohet me borëpastruese, edhe aksi Librazhd-Peshkopi thuajse i pakalueshëm

Reshjet e dendura të dëborës dhe ngricat e kanë bërë rrugën nacionale Elbasan-Librazhd thuajse të pakalueshme.

Vështirësi qarkullimi hasen në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, teksa trashësia e dëborës në Stebleve arrin në 50 cm. Ndërkohë, raportohet se mungon energjia elektrike në disa zona. Pavarësisht se punohet me borëpastruese, edhe aksi Librazhd-Peshkopi thuajse i pakalueshëm. Ngricat dhe intensiteti i reshjeve e bëjnë të pamundur lëvizjen.

Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme, me reshje shiu dhe bore.