Reshjet intensive të shiut, përmbyten disa rrugë në Vlorë! Ja si paraqitet situata

0

Shërbimet e Ujësjellës-Kanalizime janë angazhuar në terren dhe po ndërmarrin masa për normalizimin e situatës

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Mësohet se aksi Albano-Romina është më i prekuri nga këto reshje. Gjithashtu edhe trotuaret janë bërë të pakalueshme për shkak të prezencës së madhe të ujit.

Shërbimet e Ujësjellës-Kanalizime janë angazhuar në terren dhe po ndërmarrin masa për normalizimin e situatës dhe pastrimin e rrugëve të bllokuara.