“Botërori 2022”, përcaktohen vazot/ Shqipëria në të katërtën, zbulohen rivalët e mundshëm

0

Eleminatoret e Botërorit “Qatar 2022” po afrojnë dhe së fundmi, Kombëtarja shqiptare ka mësuar se në cilën vazo do të jetë për shortin e këtij kompeticioni që do të mbahet në 7 dhjetor në Zyrih. Kuqezinjtë janë caktuar në vazon e katërt së bashku me Bosnje Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun. Djemtë e drejtuar nga Edi Reja mund të përballen me kundërshtarë tepër të fortë për Botërorin e ardhshëm të Qatarit. Ndërkaq, Kosova është pozicionuar në vazon e pestë.

Shorti i kontinentit europian për kualifikueset e Kupës së Botës 2022 i ka ndarë kombëtaret e Europës në 6 vazo sipas renditjes në FIFA dhe rezultateve të fundit në Ligën e Kombeve. Do të jenë 10 grupe për fazën kualifikuese për Kupën e Botës në Katar, ku 5 grupe kanë nga 5 ekipe dhe 5 të tjera me nga 6 ekipe, nga ku do të kualifikohen nga 10 grupe 10 vendet e para dhe 3 ekipet që do të luajnë në play-off të renditura si 6 vendet e dyta me më shumë pikë. Belgjika, Spanja, Franca dhe Italia do të vendosen në grupe me nga 5 ekipe. Eliminatoret do të nisin në 1 mars të vitit të ardhshëm dhe përfundojnë në mars të vitit 2022 me ndeshjet “play-off”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu