Bregovic? Kur të ketë kënduar “Ederlezin” me çifteli

0

Nga Anisa Bahiti

Bregovic? Kur të ketë kënduar “Ederlezin” me çifteli.

Goran Bregovic do të këndojë në Korçë; qytetin e alfabetit, të gjuhës shqipe, të martirëve të gjuhës shqipe, të pavarësisë së Kishës Orthodokse, të bashkëjetesës fetare, por edhe etnike po të llogariten sllavët e Pustecit dhe komunitetin rom dhe egjiptian të Kullehirit që bëjnë 1/3 e Korçës, po ashtu si vete Bregovici.

Goran Bregovici u bë i famshëm në fillim të luftrave dhe masakrave serbe të ish-Jugosllavisë, duke iu dalë në mbështetje atyre si në rastin e Bosnjes. Ai u etiketua si Che Guevara antiamerikan i luftës së sllavëve në atë botë. I doli në krah Diego Armando Maradona në këtë kryqëzatë antiamerikane.

Ai mori flamurin antishqiptar dhe millosheviçian, por si arixhi që është, ne ballkanasit e kuptojmë që do t’i shërbente më të fortit të momentit. Sigurisht që kënga e tij “Kallashnikov” nuk lë shteg të menduarit kundër, as kur u bë dhe këndua dhe as sot.

Por Bregovici nuk është i rastësishëm sot, që nga “Çelësi ” i Tiranës e deri tek “Open Balkan”. Gabon opozita e Shqipërisë që e merr seriozisht, pasojë e faktit që ka ngelur pa argumenta politike për shkak të disfatës së 25 Prillit. Gabojnë edhe këngëtarët shqiptarë që e bojkotojnë.

Mjaftojnë 2 gjëra për ta zhbërë Bregovicin: “Marshi i UÇK-së” së Arif Vladit të këndohet në grup nga të gjithë këta këngëtarë ose vetë Bregovici të këndojë “Ederlezin” me çifteli.
Deri atëherë qytetet dhe fshatrat shqiptare kudo që janë le t’i dedikojnë nga një rrugë ose shesh dëshmorit të Korçës dhe Kolonjës, Sali Butkes ose Adem Jasharit.

Të tjerët le të shkojnë dhe të duartrokasin këngëtarin më antishqiptar dhe amerikan të kohrave, Bregovicin, mundësisht me Ministrin e Mbrojtjes Korçar, që po i digjet gjithë Shqipëria, me në krah ambasadoren amerikane duke dëgjuar “Ederlezin” në shqip.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu